Ballina

Reagimi epik i Veselit e Krasniqit kur shfaqet “Remi” duke kërcënuar

By GAZETA SCANNER 1

April 04, 2023

Gjatë ditës së sotme ka vazhduar dita e dytë e gjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Avokati i Thaçit, Gregory Keohe, ka publikuar në seancë një deklaratë të ish-sekretares së shtetit, Madeleine Albright, për konferencën e Rambujesë, ku ajo tregon se Hashim Thaçi refuzonte të nënshkruante marrëveshjen shkaku se kishte kërcënime nga komandantët e zonave.

Po ashtu është publikuar një video ku shihet Komandant Remi ‘’duke kërcënuar’’.

“I kemi kërcënuar, i kemi thënë se nuk guxoni të nënshkruani”, thotë Komandant Remi në një video të që e lëshuan sot në gjykatë.

Më tutje në video Remi dëgjohet duke thënë se i ka thënë njërit nga delegacionit kosovar se nëse nënshkruajnë, do t’ua rrëzojnë aeroplanin akoma pa ateruar në Sllatinë.

Epike ka qenë reagimi i Jakup Krasniqit dhe Kadri Veselit gjatë momentit kur është lëshuar video në seancën gjyqësore.