Kushdo që ka shkruar në emër të Këshillit të pakicës kombëtare shqiptare të qytetit të Zagrebit, lidhje me vizitën e të rinjve shqiptarë në Parlamentin e Kroacisë nuk duhet të kalojë pa përgjejgjësi.
Gjithçka që është shkruar për deputetën shqiptare në Kroaci është thënë në kontekstin më negativ të fjalës, dhe ky shkrim është i porositur duke u përpjekur që të gjithë anëtarët e Këshillit t’i paraqes si të pa vlerë!?
I nderuar autor i këtij shkrimi, me gjithë të drejtën e shprehjes së mendimit të lirë, po ju shtrojmë pyetjen publikisht: në emër të kujt i jep të drejt vetës, të dezinformoni opinionin reth punës dhe angazhimeve të deputetës znj. Ermina Lekaj Prljaskaj? A qëndron mbrapa jush ndonjë organizatë e cila është kundër interesave tona kombëtare?
Është një thënje e mirë popullore “Ai që lë arën e vetë, nget arën e huaj“.
Shpifjet e llojit tuaj ndaj deputetës znj. Ermina Lekaj Prljaskaj, e demaskon dhe denigron vetë shpifësin/juve, dhe kjo quhet: shpull vetvetës me dorën tënde.
Deputetja, asnjëher dhe në asnjë mënyrë nuk e ka refuzuar asnjë bashkëkombas, bashkëqytetar për bashkpunim të sinqert dhe konstruktiv, puna e saj e shkëlqyer është e njohur dhe e vlersuar nga populli dhe institucione të ndryshme.
T’ja rikujtojmë autorit të këtij shkrimi se para disa dite Ansambli i këngëve dhe valleve “Ibe Palikuqi” nga Shkupi ishte në vizitë tek deputetja në Parlamentin kroat, gjithashtu në korrik të këtij viti deputetën e vizituan edhe rinia e komunitetit boshnjak dhe ne nuk u ndiem të anashkaluar, përkundrazi. Deputetja ishte prezente edhe në promovimin e librit “Shqiptarët e Zagrebit“ i organizaur nga Këshillit të pakicës kombëtare shqiptare të qytetit të Zagrebit e shumë shumë aktivitete të tjera…
Kërkojmë nga anëtarët e Këshillit të pakicës kombëtare shqiptare të qytetit të Zagrebit të thirrin mbledhje të jashtzakonshme dhe të distancohen nga ky shkrim shpifës, gjëra krejtësisht të pavërteta dhe para se gjithash shkrim i pa autorizuar.
Kërkojmë nga institucionet shtetërore dhe shoqatat tona në Kroaci të vëzhgojnë nga afër autorin e këtij shkrimi sepse kemi ndjenjën që ky shkrim përmban nxitje të urrejtjes, përqarjes dhe i porositur.
Jemi krenar me deputetën Ermina Lekaj Prljaskaj 🇦🇱🇭🇷
Me respekt! Rinia Shqiptare në Kroaci
Më poshtë mundë ta lexoni tekstin lidhur me reagimin tonë.
https://www.24sata.hr/news/albanci-u-zagrebu-ljuti-na-svoju-zastupnicu-i-dalje-nas-dijeli-a-sad-to-radi-i-s-mladima-tuzno-953928