Sport

Reagim i FC Suhareka: Dhuna në futboll është e papranueshme!

By GAZETA SCANNER 1

September 23, 2023

REAGIM i FC SUHAREKA!

Klubi futbollistik SUHAREKA reagon për ngjarjen e fundit e zhvilluar pas përfundimit të ndeshjes së javës së 5-të në udhëtim ndaj KF Istogu në Demush Mavraj.

Klubi ynë u pritë shumë mirë nga vendasit para fillimit të ndeshjes si një nikoqir i vërtetë por pa menduar një fund të tillë të cilin nuk dëshirojmë as ta kujtojmë se lëre më ta shkruajmë apo të reagojmë , një ndeshje e cila u luftua nga të dyja ekipet deri në frymën e fundit ku pas disavantazhit tek goli i pranuar në minutën e 86-të futbollistët tanë nuk u dorëzuan deri në fund ku arritën ta barazojnë rezultatin në minutën e 90’+6 pas fishkëllimës së gjyqtarit aty filloi gjithqka ku trajneri i portierëve së klubit të Istogut i është vërsulur gjyqtarit kryesor kokë më kokë ku pastaj u detyrua ta ndëshkoj me karton të kuq gjithashtu i gjithë staffi dhe futbollistët hidhërimin e kishin me gjyqtarët , duke e parë mllefin e barazimit dhe nervozën ndaj gjyqtarëve futbollistët e KF Istogu filluan sulmin ndaj futbollistëve tanë ku u godit me grushte në mënyrë të tmerrshme futbollisti ynë Liridon Fetahaj , e që u deshtë intervenimi i mjekëve të klubit dhe autoambulancës , hudhjet e gjësendëve ishin standarte nga shikuesit Istogas , fyerjet e gjithqka tjetër ku kulmi u arrit deri në atë pikë kur organizimi nga nikoqiri ishte 0 ku gjdokushë mund të arrinte hyrjen në fushë në zyre e në zhveshtore pa pengesën e askujt kjo dukej e bërë e qëllimshme ndaj nesh pas asnjë llojë arsyeje ku ne tashmë gëzojmë respektin e gjithë skuadrave në vend për mikpritje e për gjithqka tjetër.

Demantojmë fjalët e shkruara nga KF Istogu sa i përket hyrjes në zyre të gjyqtarëve të drejtorit sportiv të klubit tonë , hyrja e tijë ishte për sqarim ku si gjdoherë në mënyrë shoqërore dhe të qetë u kërkua sqarim (gjë të cilën e konfirmuan gjyqtarët) për një penallti të mos akorduar në favor tonin nga gjyqtari kryesor , por presioni më i madhë ndaj gjyqtarëve ishte nga vendasit gjithqka tjetër qka po aludohet është informatë e rrejshme ku po mundohen ta prishin imazhin e klubit më të organizuar në Kosovë , FC SUHAREKA.

Klubi ynë që nga nesër do fillojë me mbledhjen e fakteve dhe provave ku do parashtrojë ankesë në organet e drejtësisë dhe organet e FFK-së , gjithashtu nga FFK-ja kërkojmë që ky rast të mos tolerohet dhe të jepen vendimet e duhura dhe ndëshkimet më të larta ndaj akterëve , akti i tillë i zhvilluar sot në Istog është pa koment dhe nuk i takon futbollit Kosovar gjithsesi e gjitha kjo mbetet në duart e organeve kompetente që të bëjnë evidentimin e gjithë akterëve që po prishin imazhin dhe hijeshinë e futbollit Kosovar.

Dhuna në futboll është e papranueshme!

Suharekë , 23/09/2023.