Lajme

Ratkoceri: Ndërhyrja e Qeverisë së Kosovës në Maqedoni të Veriut po i përçanë shqiptarët atje

By GAZETA SCANNER 1

April 18, 2024

Gazetari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Arben Ratkoceri, vlerëson se në njëfarë forme shihet sikur në shtetin e tij po përzihet shteti i Kosovës.

Në emisionin Rubikon në Klan Kosova ai shtoi se mendon që bashkëpunimi mes partive politike Kosovë- Shqipëri-Maqedoni duhet të ekzistojë, por që nuk duhet harruar se shqiptarët në Maqedoni kanë potencial të vetin shoqëror për një organizim serioz politik, sipas tij siç kanë qenë deri tash, për avancimin e çështjes së të drejtave të shqiptarëve.

“Faktori politik shqiptar në Kosovë, ndoshta edhe në Shqipëri, përzierjen duhet ta kishte në unifikimin e faktorit politik shqiptar në Maqedoni të Veriut, e jo në thellimin e përçarjes. Sepse po ndodh thellim ekstrem i përçarjes, e në ndërkohë shihet edhe që me ndërhyrjen e Qeverisë së Kosovës definitivisht do të ndikohet te zgjedhjet, sidomos ato presidenciale”, deklaroi Ratkoceri.