Lajme

Rasti i palgosjes në Prizren: Tetë persona sulmuan me armë zjarri e me mjetet të forta dy të tjerë

By GAZETA SCANNER 1

May 23, 2024

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për plagosjen në Prizren.

Sipas raportit 24 orësh të PK-së, dy persona janë lënduar me armë zjarri e me mjete të forta nga tëtë persona të tjerë.

Lidhur me këtë rast është arrestuar një i dyshuar dhe dërguar në mbajtje.

Raporti i plotë:

VRASJE NË TENTATIVË

Prizren 22.05.2024, 19:26. Viktima mashkull kosovar, ka raportuar se derisa ishte së bashku me dy viktimat meshkuj kosovarë, pas një mosmarrëveshje janë sulmuar me mjete të forta si dhe me armë zjarri, nga tetë të dyshuar meshkuj kosovarë. Dy nga viktimat kanë pranuar tretman mjekësor dhe më pas njëri nga ta është liruar, ndërsa tjetri është transferuar për trajtim të mëtutjeshëm. Në vendin e ngjarjes në dy lokacione janë gjetur dhe konfiskuar tre gëzhoja. Me vendim të prokurorit është bërë bastisja në dy lokacione, ku gjatë kontrollit është hasur dhe arrestuar njëri nga të dyshuarit meshkuj kosovarë, po ashtu është hasur dhe një kamionetë që dyshohet se është përdorur në kryerjen e veprës ku brenda saj janë gjetur dhe konfiskuar 37 fishekë që dyshohet të jenë të armës me gaz. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.