Deputeti i PDK-së, z.Rashit Qalaj, ka fajësuar sot ministren Arbërie Nagavcin për shkelje të Kushtetutës dhe për skandalet në Qendrën e Studentëve, transmeton Scanner.
Qalaj, në seancën e sotme të jashtëzakonshme, e ka bërë përgjegjës ministren Nagavci, e cila e ka shkarkuar ish-drejtorin Fatmir Sfishta nga pozita e drejtorit në Qendrën e Studentëve dhe ka emëruar militantin partiak Ekrem Rudarin, i cili, ishte me masë disiplinore për keqpërdorim të pozitës zyrtare.
Sipas z.Qales, ud.Rudari kishte punësuar shoke dhe shoqe militant të kësaj partie, ku së fundi është punësuar edhe djali i kryetarit Shpëtim Bulliqi, Arber Bulliqi.
Ndryshe, Ekrem Rudari edhe pas një viti mban jashtëligjshëm këtë pozitë. Ministria e Arsimit ka hapur javën e kaluar konkursin për këtë pozitë, dhe, sipas informatave, ky konkurs dyshohet se i është përshtatur z.Rudari./Scanner/
https://www.facebook.com/gazetascanner/videos/874354218005895/