Lajme

Rashiq: Zgjedhjet në veri të mbahen sa më shpejtë

By GAZETA SCANNER 1

June 08, 2023

Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq ka thënë se ai përkrahë idenë për zgjedhje të reja në katër komunat veriore të Kosovës e cila sipas tij është e vetmja mënyrë për qetësim të situatës.

Ai ka thënë se zgjedhjet duhet të mbahen sa më shpejtë.

“Për një përshkallëzim të situatës është të mbahen zgjedhje dhe jam që ato të mbahen sa më shpejtë”, ka thënë ai në emisionin “InfoNata” në Tëvë 1.

Sipas tij edhe vet presidenti serb Vuçiq do të inkurajojë serbët të marrin pjesë në zgjedhje.

I pyetur për deklaratën e të dërguarit të posaçëm të SHBA-së, Gabriel Escobar se zgjedhjet duhet të mbahen deri në korrik, Rashiq ka thënë se kjo edhe ligjërisht është e pamundur.

Por ai ka thënë se Escobar e ka pas për qëllim që zgjedhjet të mbahen sa më shpejtë.