Lajme

Raportohet se Selajdin Beqa e sulmon sërish kolegun e tij

By GAZETA SCANNER 1

September 03, 2024

Albanian Post ka publikuar një shkrim, në të cilin shkruan për një rast të sulmit. Sipas këtij mediumi, në sulm është i përfshirë Selajdin Beqa, ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm në Autoritetin e Konkurrencës.

Tutje, në raportim shkruhet se ky nuk është sulmi i parë.

“Dje është raportuar për një mosmarrëveshje, po trajtohet në koordinim me Prokurorinë”, i ka thënë zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, mediumit në fjalë kur është pyetur për këtë çështje.

Beqa tashmë ka një aktakuzë në lidhje me sulmin fizik.