Lajmest-slider

Raportet VV-LDK në kthesë dramatike

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxherri, ka thënë sot se arritja e marrëveshjes ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, për koalicionin qeverisës, ditët e fundit duket se ka marrë një kthesë dramatike.

“Ftohja” e raporteve mes Albin Kurtit e Isa Mustafes ka bërë që edhe takimet mes tyre të ndalen. Takimi i fundit i dy krerëve të partive politike nuk kishte sjell marrëveshje, sepse çështja e presidentit është bërë “mollë sherri” për të cilën Vetëvendosje nuk po lëshon pe.

LDK më ngulm po kërkon një besim për qeverisje, duke thënë se Vetëvendosje po tregon mosbesim dhe kjo po ndikon negativisht në arritjen e marrëveshjes përfundimtare në me VV-së dhe LDK-së, ka thënë ajo në një intervistë ekskluzive për gazetën Bota Sot.

Gaxherri ka shpjeguar se koalicionit qeverisës i duhen vetëm 6 minuta për të arritur marrëveshje, duke nënkuptuar kështu që vetëm 6 ditë kanë mbetur deri në seancën për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

“Nuk mund ta mohoj se po ndodhë, ndoshta jo një ftohje, por për mua është edhe ma shqetësuese është një lloj mosbesimi që reflekton shumë negativisht. Mosbesimi mes partnerëve që duan të lidhin koalicion kjo nuk guxon të ndodh dhe as që duhet të ndodh për arsye se Vetëvendosje që sa vite është proklamuar se ka qëllime shumë pozitive dhe shumë kundër këtyre veprimeve negative që ndodhin në Republikën e Kosovës dhe ka përzgjedhur të vetmin partner Lidhjen Demokratike të Kosovës. Që më shumë se një vit Vetëvendosje është përcaktuar për LDK-në dhe sot kemi kështu një mosbesim nga Vetëvendosje për Lidhjen Demokratike të Kosovës, për arsye se ngecja është te presidenti e që vetëvendosja sugjeron shumë shpesh person të tretë jashtë këtyre dy subjekteve politike”, ka thënë Gaxherri.

Kryetari i LDK, Isa Mustafa, dy ditë më parë, se ju kanë ofruar VV edhe një ministri në këmbim të postit të Presidentit. Megjithatë, deri më tani nga VV nuk kanë pranuar një propozim të tillë

Ndërkaq, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë sot se marrëveshja për bashkëqeverisje me LDK-në është e mundshme dhe e nevojshme.

Por, Gaxherri thotë se të dy partitë kanë një program shumë mirë të harmonizuar dhe janë dy subjekte serioze kredibile dhe janë shumë persona në të dy partitë politike që kanë vullnet të mire, por ka ngec diku dhe ky është sinjali i mosbesimit. “Aty ku nuk ka besim nuk mund të këtë suksese”, thotë ajo. Sipas saj, çështja e presidentit është ngecja që ka mbet apo u zgjedh dhe mendoj se Vetëvendosje nuk ka arsye për ketë, sepse dy subjektet do të udhëheqin këtë mandat dhe ne si LDK po japim shembull që ky koalicion me vazhdua për arsye se Kosova nuk mund të këtë progres me qeverisje dy apo tri vjeçare.