Sport

Rangersi i Nedim Bajramit barazon me Olympiacosin

By GAZETA SCANNER 1

November 07, 2024

Skuadra skoceze Glasgow Rangers, ku luan futbollisti shqiptar Nedim Bajrami, ka barazuar sonte në ndeshjen e xhiros së katërt në Europa League kundër Olympiacosit.

Bajrami në këtë takim që përfundoj 1:1 luajti për 90 minuta.

Të parët në epërsi kaluan grekët me El Kaabi, në minutin e 56-të.

Derisa mysafirët nga Skocia barazuan me Dessers, tetë minuta më pas.

Aktualisht Glasgow Rangers, është në vendin e 10-të me shtatë pikë dhe ka dy fitore dhe një barazim.

Me të njejtin bilanc, veçse në vendin e 11-të është skuadra nga Greqia Olympiacos.