Lajme

Ramush Haradinaj pret për vizitë në shtëpinë e tij, bashkëshorten e Ilaz Kodrës

By GAZETA SCANNER 1

March 21, 2024

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se ka pritur në shtëpinë e tij për vizitë, bashkëshorten e heroit të kombit, Ilaz Kodra, Kimeten.

Bashkë me kreun e AAK-së ishte edhe nëna e tij, Anita dhe Suzana.

Pos Kimetes, në shtëpinë e tij, ishte edhe deputetja Blerta Deliu Kodra.

“Bashkë me nanën Rukë, Suzanën dhe Anitën, pritëm për vizitë në shtëpinë tonë, bashkëluftëtaren, njëkohësisht bashkëshortja e heroit të kombit, Ilaz Kodra, zonjën Kimete Kodra si dhe kolegen time deputete, Blerta Deliu. Vizita e tyre solli emocione dhe kujtime të veçanta për nanën dhe Suzanën”, ka shkruar Haradinaj.