Ballina

Ramush Haradinaj: Në numrin 137 është fitorja e Kosovës

By GAZETA SCANNER

January 06, 2025

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë me dije se kjo parti së bashku me partnerët do të garojë në zgjedhjet e 9 shkurtit me numrin 137.

Ai ka thënë se në këtë numër është fitorja e Kosovës.

“Numri ynë është 137. Nën numrin 137, me 9 shkurt, janë Aleanca – Nisma – Konservatorët – Forumi Intelektual E-30 dhe Lista Ideal. Në numrin 137 është fitorja e Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.