Lajme

Ramush Haradinaj: Kaidanow ishte një mike e madhe e Kosovës dhe një diplomate e jashtëzakonshme

By GAZETA SCANNER 1

October 17, 2024

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas lajmit për vdekjen e Tina Kaidanow, ambasadores së parë të SHBA-së në Kosovë.

Haradinaj tha se Kaidanow, ishte një mike e madhe e Kosovës dhe një diplomate e jashtëzakonshme.

Ai ka shkruar se shërbimi i saj si ambasadorja e parë e ShBA-së në Kosovën e pavarur dhe kontributi i saj për Kosovën do të mbeten përjetësisht në kujtesën tonë.

“Ajo luajti rol të fuqishëm në procesin e pavarësimit të Kosovës, si Shefe e misionit të zyrës amerikane. Shërbimi i saj si Ambasadorja e parë e ShBA-së në Kosovën e pavarur dhe kontributi i saj për vendin tonë do të mbeten përjetësisht në kujtesën tonë”, ka shkruar ai në Facebook.

Derisa, kryetari i AAK-së tha se Tina ishte një grua e fortë, mbështetëse e paepur e lirisë dhe demokracisë së Kosovës.