Lajme

Ramë Buja thotë se përvjetorët e Marrëveshjes së Kumanovës gjithmonë sjellin emocione të reja

By GAZETA SCANNER 1

June 10, 2024

Ish-eprori i UÇK-së, Ramë Buja, tha se përvjetorët e Marrëveshjes së Kumanovës, sjellin gjithmonë emocione të reja.

Ai në një lidhje direkte në Info Magazine, tutje tha se kjo marrëveshje solli diçka që populli i Kosovës e meritonte.

“Është diçka që gjithmonë sjell emocione të reja, për faktin që atëherë siç e dimë bashkë, ishin larguar nga Kosova më shumë se një milion njerëz, dhe po kthehej diçka që ishte shumë legjitime, shumë sublime, po vinte liria, dhe njerëzit do të duhej të vazhdonin jetën me normalitetin që e kishin dëshiruar kaherë”, u shpreh Buja.

Më 9 qershor 1999, në Kumanovë u nënshkrua Marrëveshja Tekniko-Ushtarake mes Forcës Ndërkombëtare të Sigurisë (KFOR) dhe qeverive të Republikës Federative të Jugosllavisë dhe Republikës së Serbisë. Kjo u bë shkak që për fundin e luftës në Kosovë, në rrafshin ushtarak e teknik dhe në atë juridik e ndërkombëtar.