Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani, ka paraqitur tri shtyllat veprues që duhet t’i ketë Qeveria e ardhshme.
Sipas tij, e parë është stabilizim i shtetit dhe shoqërisë, e dyta ka të bëjë me vendosje e qeverisjes transparente dhe së treti, fokusimi në dinjitetin e njerëzve.
Shkrimi i tij:
Tri shtylla vepruese të Qeverisë së ardhshme!
Pas fjalimit përçarës dhe urrejtje-nxitës të mbrëmshëm nga tubimi i partisë në pushtet (VV), partitë aktualisht opozitare duhet të fokusohen – për hir të ruajtjes së sigurisë dhe të ardhmes së Kosovës – në tri orientime themelore:
Së pari, stabilizim i shtetit dhe shoqërisë. Kjo nënkupton ri-afirmim i marrëdhënieve me SHBA, NATO, dhe BE. Po ashtu, me Shqipërinë dhe obligimet rajonale e ndërkombëtare. Hapat drejt NATO-s arrihen kështu! (AAK në avantazh sipas programit)
Së dyti, vendosje e qeverisjes transparente, kompetente dhe funksionalizimit të marrëdhënieve të mira e mirëbesimit midis institucioneve dhe qytetarëve. Rritja e optimizmit të qytetarëve rritet kështu! (LDK më ambicioze sipas programit)
Së treti, fokusimi në dinjitetin e njerëzve, mirëqenien e tyre dhe zbatimin e politikave për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik. Rritja e standardit jetësor të qytetarëve rritet kështu! (PDK më ambicioze sipas programit)
Prandaj, qartë këto tri shtylla vepruese – si të përbashkëta – janë domosdoshmëri për siguri kombëtare dhe prosperitet të shtetit tonë!
Jam i bindur:
• Qeveria e ardhshme do të jetë Qeveri koalicioni. Prandaj, janë dy opsione për këtë:
Partitë aktualisht opozitare të ndërtojnë koalicionin qeverisës (kjo i ndihmon demokracisë);
• Njëra apo dy nga partitë opozitare të bëjnë koalicion me VV-në (kjo nuk paraqet i jep ndonjë kontribut demokracisë).