Lajme

Ramadani: Sveçla ka të drejtë, Vuçiqi duhet të arrestohet si Gjuriqi nëse hyn pa leje

By GAZETA SCANNER 1

June 30, 2024

Analisti i çështjeve të sigurisë, Burim Ramadani, i ka dhënë “të drejtë” Ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçlës, i cili paralajmëroi se po qe se Presidenti i Serbisë, Aleksnadar Vuçiq, ia mësyen të hyjë pa leje në territor të Kosovës duhet të arrestohet menjëherë, sikurse kishte qenë rasti me Marko Gjuriqin, tash Ministër i Jashtëm i Srebisë.

Standardi është vendosur qysh atëherë!”, ka shkruar Ramadani në Facebook.

Postimi i plotë:

Ministri i Punëve të Brendshme ka të drejtë. Nëse Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, hyn pa leje në Kosovë, nuk ka asnjë arsye të trajtohet ndryshe, përpos si shkelës i ligjeve dhe marrëveshjeve në fuqi.

E pati provuar Marko Gjuriq më 26 mars 2018, pra para 6 vitesh!

Standardi është vendosur qysh atëherë!

Pra, duhet të ndiqen procedurat ligjore.

Boll më me provokime, qoftë edhe përmes posterëve nëpër rrugë!

Serbia duhet disiplinuar për sigurinë rajonale!