Lajme

Ramadani: Kosova nga e premtja nuk është më e njëjta, Burns vrau populizmin

By GAZETA SCANNER 1

August 24, 2024

Kosova nga e premtja nuk do të jetë më e njëjta. Kështu ka thënë për gazetën Nacionale ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani. Në këtë mënyrë, ai ka paralajmëruar ndryshimet e mëdha që do t`i sjellë vizita e shefit të CIA-s, William Berns.

Ish-kryeinspektori i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Burim Ramadani, ka bërë me dije se shefi i CIA-së, William Berns, me vizitën e tij në Kosovës, e ka varë populizmin e Qeverisë Kurti.

Kjo e fundit, ka thënë ai, do të ndryshojë në mënyrë drastike narrativen e saj për shumë çështje.

Në një intervistë për gazetën Nacionale, Ramadani ka vlerësuar se nga e premtja do të ndalen fyerjet e zyrtarëve të pushtetit ndaj ShBA-së dhe NATO-s.

Ai ka paralajmëruar se nëse ky populizem do të tentohet të rikthehet nga Qeveria, ideatorët e tij do të jenë në telashe të mëdha.

Sipas tij, narrativa populiste e Qeverisë Kurti, e cila është kultivuar prej vitesh, do të zhduket nga të gjitha fushat. Ai ka thënë se tashme do të dëgjohet vetëm fjalë të mira për aleatët.

Duke folur për mesazhet që shefi i CIA-s ka sjell në Kosovë, ai ka thënë se ato janë të qartë dhe do të respektohen në përpikëri.