Lajme

Ramabaja shkon në “skaje të Atdheut” te Lulzim Hetemi, e quan “kryetar të Albanikut”

By GAZETA SCANNER 1

July 06, 2024

Teleanalisti Sadri Ramabaja këtë të shtune e ka kaluar në pjesën veriore të Kosovës, ku edhe njoftoi ta ketë takuar kryetarin e Leposaviqit, Lulzim Hetemi.

Ramabaja zonën veriore të Kosovës e ka emëruar si “skaj i Atdheut” ndërsa Leposaviqin e quajti në emër shqip si “Albanik”.

Postimi i Ramabajës:

Në skajet e Atdheut, Banjë e Bistricë (Albanik) bashkë me mikun tim Esat Brajshorin.

Një takim rasti me kryetarin e Albanikut – Lulzim Hetemi-n në Bistricën e bukur, e bëri ditën edhe më kuptimplotë.