Lajme

Ramabaja: Nuk kemi luks të tolerojmë prishje apo përçarje me Amerikën

By GAZETA SCANNER 1

February 20, 2024

Analisti politik, Sadri Ramabaja, ka thënë se Qeveria Kurti nuk lejon prishjen me SHBA-të, si aleatin më strategjik të Republikës së Kosovës por dhe gjithë kombit shqiptar.

Megjithatë siç theksoi ai në Info Magazine, kjo situatë me dinarin, mund të jetë mosmarrëveshje apo mospajtim si çështje ditore.

”Nuk mund të ketë prishje me aleatin më strategjik të Republikës së Kosovës dhe kombit shqiptar, mund të ketë mosmarrëveshje të çastit, mospajtim për ndonjë çështje ditore. Por përçarje dhe prishje nuk kemi lluks ne të tolerojmë’’.

”Prandaj edhe në këtë logjikë i shoh edhe reflektimet, në raport me kërkesat e zyrtarëve të lartë të Amerikës, kërkesat janë paksa të çuditshme, në shpërputhje edhe me interesat amerikane, ç’është e vërteta”.

”Por, gjasat mund të jenë që rirreshtimet e reja në raport me interesat e bllokut perëndimor, gjithnjë në përballje me Rusinë në Ballkan, mund të jenë ato që po detyrojnë një pjesë të diplomacisë perëndimore, të vazhdojnë ta trajtojnë në mënyrë specifike Serbinë”.

”Ne kishim disa paralajmërime, qoftë nga akademia ruse, që japin sinjale që Serbia dhe Bosnja shumë shpejtë mund të lëvizin nga pozicioni aktual dhe të kalojnë në kuadër të një marrëveshjeje sidomos me procesin e luftës në Ukrainë, të jenë pjesë e NATO-s”.

”Këtu duhet të kemi parasysh ne, që mund të kenë burimin disa prej vërejtjeve që na vijnë prej zyrtarëve të lartë amerikanë”.