Lajme

Ramabaja kritikon mosekzekutimin e pagave: S’do duhej të ndodhte, nuk është mirë

By GAZETA SCANNER 1

September 30, 2024

Punonjësit publikë po përballen sot me vonesa në paga, pas skadimit të mandatit të ushtruesit të detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Thesarit.

Në këtë kontekst, analisti pro pushtetit Sadri Ramabaja shprehu shqetësimin për situatën duke thënë se “nuk do duhej të ndodhte”

“Kam pasur përvojë të tillë sepse vetë kam punuar dhe s’ka kaluar tre muaj pa pasur vonesa. Kam shpresuar se është kohë e shkuar. Është lëshim institucional, por që nuk do duhej të ndodhte. Nuk është mirë”, tha Ramabaja në “Debat Plus”.