Lajme

Ramabaja: Escobari është “duke bërë atentat ndaj demokracisë” me deklaratat për Asociacionin

By GAZETA SCANNER 1

January 24, 2023

Analisti Sadri Ramabaja, ka thënë se emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar është duke bërë atentat ndaj “demokracisë së Kosovës”.

Ramabaja në Pressing të T7 ka thënë se nuk beson që deklaratat e Escobarit për Asociacionin fërkojnë plotësisht me interesat amerikane.

“Nuk do të doja të besoja që interesat amerikane përputhen plotësisht me këtë që po e thotë Escobari, është çështje që duhet të shkojë tutje”, ka thënë Ramabaja.

Sipas tij populli i Kosovës e ka votuar Albin Kurtin dhe nuk mundet pa u pyetur për Asociacionin.

“Escobari është duke bërë atentat ndaj demokracisë, sepse të thuhet se kryeministri i votuar nuk duhet të pyetet”, ka thënë Haxhiu.