Lajmest-slider

Rama, Vuçiqit: Si mund t’i mohoni krimet e mirëdokumentuara?

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ashpër pas deklaratës së presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq për masakrën e Reçakut, të cilën ai vvazhdon ta quaj trillim.

Rama nëpërmjet Twitterit ka pyetur Vuçiqin se si mund ta mohojë një krim të dokumentuar.

“Miq atje! Ndaloni të vetëdeklaroheni për një luftë të ndyrë që e bëri një regjim i vjetër i përgjakshëm në Beograd! Lëvizni përpara! Lëreni pas të shkuarën dhe le të bëjmë atë që duhet: Ndërtoni paqe dhe prosperitet për të gjithë fëmijët tanë dhe filloni ta bëni rajonin tonë një model! Aleksandër Vuçiq si mundet që dikush të mohojë sot një krim lufte të mirëdokumentuar! Pse është kaq e vështirë për të kuptuar që për aq kohë sa Serbia do të jetojë në mohimin e realitetit të qartë kristal të Kosovës, fantazmat e së kaluarës do të vazhdojnë të minojnë rrugën e Serbisë drejt të ardhmes”, ka shkruar Rama. /GazetaScanner/