Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka takuar boksierin, Robin Krasniqin.
Rama është shprehur se Krasniqi vjen për herë të parë në stadiumin e kryeqytetit.
Tutje, Rama ka shkruar se “Fadil Vokrri” do të mbushet me adrenalinën e një eventi historik
“Robin Krasniqi vjen për herë të parë në stadiumin e kryeqytetit! Mbrëmje historike boksi: Më datë 5 gusht, stadium ‘Fadil Vokrri’ do të mbushet me adrenalinën e një eventi historik të një nate të paharrueshme boksi profesional ndërkombëtar. Përgatituni për një spektakël të jashtëzakonshëm”, ka shkruar Rama.