Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shpërndarë disa pamje nga Tirana, ku kryeqyteti shqiptar do të jetë nesër nikoqir Samiti i Procesit të Berlinit.
Sipas pamjeve të publikuara nga Rama, lokacioni se ku do të mbahen takimet e Samitit të Procesit të Berlinit do të jenë në hapësirat e “Piramidës”.
Kujtojmë se gjatë ditës, Rama bëri të ditur se gjatë këtij samiti nuk do të flitet për agresionin e Serbisë ndaj Kosovës.
Rama tha se për këtë çështje, vendi se ku duhet të diskutohet është dialogu në Bruksel.