Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është rizgjedhur për një mandat tjetër si zëvendëspresident i Internacionales Socialiste.
Lajmi është dhënë nga Damian Gjiknuri, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shfaqet Rama duke mbajtur fjalimin në takimin e socialistëve evropianë.
Më herët Kongresi XXVI i Internacionales Socialiste ia besoi detyrën e presidentit, kryeministrit të Spanjës Pedro Sánchez.