Lajme

Rama për mbledhjen e Këshilli të Sigurimit të OKB-së: S’duhet të jetë vend ku Kosova diskuton kundërshtitë e saj me Serbinë

By GAZETA SCANNER 1

February 14, 2024

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka komentuar mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së në të cilën u diskutua çështja e rregullores së BQK-së përmes së cilës synohet ndalimi i dinarit.

Kreu i qeverisë shqiptare tha se Këshilli i Sigurimit s’duhet të jetë vendi ku Kosova diskuton kontestet e saj me Serbinë pasi është një shtet i pavrur.

Ai tha se Kosova “duhet të diskutojë si e barabartë në tryezën e dialogut dhe t’i zgjidhë tryezën e dialogut”.

“Nuk është Këshilli i Sigurimit, ka kohë që s’është dhe që s’duhet të bëhet vendi ku diskutohet Kosova apo Kosova diskuton çështje e saj dhe kundërshtitë e saj me Serbinë. Kosova është si Serbia, një shtet i pavarur, do apo s’do Serbia, e njohin apo s’e njohin ata që ende nuk e njohin dhe çështjet që ka me Serbinë, Kosova i diskuton si e barabartë dhe duhet të diskutojë si e barabartë në tryezën e dialogut dhe t’i zgjidhë tryezën e dialogut”, deklaroi Rama në CONTEXT të ATV.