Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur rizgjedhjen e Ursula Von Der Leyen në krye të Komisionit Evropian duke e cilësuar si fillim të një kapitulli të ri për Bashkimin Evropian.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama thotë se përgëzon qëndrimin e Von Der Leyen për Ballkanin Perëndimor.
“Vota e Parlamentit Evropian për rizgjedhjen e Ursula Von Der Leyen është një deklaratë e fuqishme që shënon fillimin e një kapitulli të ri në qeverisjen e Bashkimit me një hyrje rigjallëruese. Shqipëria e mirëpret këtë deklaratë me shpresë të përtërirë dhe besim të plotë te lidershipi i Ursulës. Ne përgëzojmë qëndrimin e saj të qartë për Ballkanin Perëndimor në fjalimin e saj sot në Parlamentin Evropian. Mezi pres të vazhdoj punën me Presidentin e Komisionit për ta futur Shqipërinë në BE dhe për të integruar më tej BE-në me Ballkanin Perëndimor”, shkruan Rama në X.