Lajme

Rama pas bllokimit për diskutim publik të Planit Zhvillimor: Ky bojkot nga VV dhe PDK, është në dëm të qytetarëve

By GAZETA SCANNER 1

July 04, 2024

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas bllokimit të VV dhe PDK për pjesëmarrjen në diskutim të qytetarëve në Planin Zhvillimor të Prishtinës.

Rama shkruan se VV dhe PDK u bënë bashkë për të bllokuar vënien në diskutim publik të Planit Zhvillimor të Prishtinës, i cili është dokumenti më i rëndësishëm për zhvillimin e Kryeqytetit për periudhën 2024-2032.

“VV dhe PDK u bënë bashkë për të bllokuar vënien në diskutim publik të Planit Zhvillimor të Prishtinës, i cili është dokumenti më i rëndësishëm për zhvillimin e Kryeqytetit për periudhën 2024 – 2032. Ky bojkot nga VV dhe PDK, është në dëm të qytetarëve të Prishtinës sepse ua pamundëson të drejtën e tyre ligjore dhe kushtetuese për kontribut në këtë dokument të rëndësishëm”, shkruan Rama.

Me këtë rast Rama i falënderoi përfaqësuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Aleancën Kosova e Re, NISMA dhe Lëvizja për Bashkim për përkrahjen e vazhdueshme në zhvillimin e kryeqytetit.