Lajme

Rama njofton për vendosjen e 101 kontejnerëve në kryeqytet për mbeturinat e vëllimshme dhe ndërtimore

By GAZETA SCANNER

September 07, 2024

Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka bërë të ditur se nëpër kryeqytet janë duke u vendosur kontejnerë për grumbullimin e mbeturinave të vëllimshme dhe atyre ndërtimore.

Rama ka thënë se kjo po bëhet bashkë me drejtorin Bekim Brestovci dhe kontejnerë të tillë do të vendosen në 101 lokacione të ndryshme nëpër kryeqytet.

“Vendosen kontejnerët për grumbullimin e mbeturinave të vëllimshme dhe atyre ndërtimore

Me drejtorin Bekim Brestovci, po e realizojmë edhe një nga premtimet tona më të rëndësishme: vendosjen e kontejnerëve në 101 lokacione të ndryshme në kryeqytet për grumbullimin e mbeturinave të vëllimshme dhe atyre ndërtimore”, ka shkruar Rama.

Tutje, ai ka thënë se ky proces realizohet për herë të parë në Kosovë dhe në rajon dhe se mbledhja e mbeturinave do të krijojë mjedis më të pastër.

“Ky proces po realizohet për herë të parë në Kosovë e në rajon.

Grumbullimi i këtyre mbeturinave do të ndihmojë në përmirësimin e pastërtisë dhe menaxhimit të mbeturinave, duke krijuar një mjedis më të pastër për të gjithë qytetarët tanë”, ka shkruar Rama nw Facebook.