Lajme

Rama në darkë të gjatë me liderët kosovarë

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka qenë sonte pjesë e një darke të shtruar nga presidenti i vendit Hashim Thaçi bashkë me përfaqësues të tjerë të politikës kosovare.

Lideri shqiptar bashkë me ata të Kosovës, darkuan bashkë në një nga restorantet në qendër të Prishtinës, porse me të përfunduar ky diskutim joformal i tyre, asnjë nga pjesëmarrësit nuk është deklaruar për media.