Lajme

Rama kritikon Qeverinë: Investoni në infrastrukturën sportive, s’duhet të mbahen fondet badihava

By GAZETA SCANNER 1

October 01, 2024

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama ka shprehur kritika të forta ndaj qeverisë së Kosovës për investimet e saj të pamjaftueshme në sektorë thelbësorë si sporti, kultura dhe infrastruktura rrugore. Duke folur në emisionin “Debat Plus”, Rama theksoi dështimin e qeverisë për të shfrytëzuar fondet në dispozicion gjatë katër viteve të fundit.

“Qeveria duhet të fokusohet që të ketë investime të infrastrukturës sportive, kulturore, rrugore etj., në të në të gjithë Kosovë. Pra nuk duhet t’i mbajë fondet badihava. Por duhet t’i investojë jo vetëm tash por qe katër vjet në Qeveri është dashur me i fut në investim jo me i ruajt se Kosovës i vyen investime në secilën fushë. Edhe për këtë arsye, a i kemi apo jo Lojërat Mesdhetare, Qeveria duhet të investojë në secilin qytet. Është qesharake sa iu ndihmon Qeveria, komunave sot. Janë qesharake fondet, që Qeveria i ndan për komunat… për këtë arsye nëse Qeveria investon tash si rezultat i Lojërave Mesdhetare, tash kjo është absolutisht shumë mirë së ardhur, detyra e Qeverisë është të investojë në të gjithë Kosovën, detyra e time është të investoj në Prishtinë. Normal që unë dua që të rritet”, ka thënë Rama.