Lajme

Rama, kontrollorëve: Ndahuni nga ata që ju futën në lojë të çmendur me zjarrin! Kush nuk kthehet në punë nesër…

Kryeministri Edi Rama i ka bërë apel kontrollorëve të Rinasit që të rikthehen nesër në punë dhe kushdo që nuk e bën, nuk do gjejë më vend në Albcontrol.

Me anë të një postimi në Twitter, Rama thekson se duhet të “ndahen nga ata që ju futën në këtë lojë të çmendur me zjarrin”, si dhe shtoi se “Koha e rrumpallës ka vdekur!”.

“Apel për kontrollorët e Rinasit: Ndahuni nga ata që ju futën në këtë lojë të çmendur me zjarrin! Braktisini në rrugën e tyre qorre organizatorët e kallzuar penalisht! Kush nuk kthehet në punë nesër, nuk do gjejë më vend në Albcontrol. Koha e Rrumpallës ka vdekur dhe nuk kthehet!”, shkroi Rama.

Me grevën e 65 kontrollorëve të Albcontrol është pezulluar puna në Rinas, duke ndërprerë kështu fluturimet hyrëse dhe dalëse nga i vetmi aeroport që ka vendi ynë.