Lajmest-slider

Rama ia dorëzon ambasadorit Hasani medaljet në shenjë mirënjohje për Kosovën

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u ka ndarë mirënjohje ekipeve të Kosovës të cilat kanë marrë pjesë në operacionet e kërkim-shpëtimit pas tërmetit të 26 nëntorit, ku kanë humbur jetën mbi 50 persona dhe janë lënduar rreth 1 000 të tjerë.

Mirënjohjet për ekipet e FSK-së, policisë, zjarrfikësve, dhe të KEK-ut në emër të Kosovë i ka pranuar ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani.

Me këtë rast, ambasadori Hasani ka thënë se Kosova ka bashkëndjerë me Shqipërinë dhimbjen për humbjen e qytetarëve shqiptar nga tërmeti i 26 nëntorit.

“E ndjejmë si kom dhe si popull t’i dalim zot njëri-tjetrit”, ka thënë Hasani.

Fotografia e Kreshnik Y. Krasniqi