Lajme

Rama ‘godet’ Kurtin: Vjen një që i ka fituar zgjedhjet dhe mendon se do ta shpëtojë botën

Kryeministri, i Shqipërisë, Edi Rama, ka qenë i ashpër me kryeministrin e ardhshëm të Kosovës, Albin Kurti lidhur me qëndrimin e tij për Mini-Shengenin Ballkanik.

Në një interviste për gazetarin Baton Haxhiu në “Klan Kosova”, Rama ka thënë se projekti nuk do të ndalet dhe se për këtë ka mbështetjen e ShBA-së.

Ai ka kritikuar  qëndrimin e Kosovës dhe të Kurtit që e ka konsideruar këtë “një hap të nxituar”.

“Nuk ka gjë më të gabuar se fitimtari ta kthejë veten në humbës. Nuk ka gjë më të keqe se të vetizolohesh. Çështja e Kosovës dhe Serbisë nuk mund të zgjidhet me kërcitje dhëmbësh, nuk mund të zgjidhet me tarifa që janë mjete dhe jo qëllime”.

“Unë e di që në Kosovë bëhet politikë me mua. Unë ju them atyre që më tregojnë mua nuk kanë bërë asnjë punë akoma që janë zgjedhur të hapin pak horizontin. Mua nuk më ndal dot askush të më kompleksojë duke më bërë pis”.

“ShBA-të nuk do i kishim mbështetje dhe nuk do kishim bërë asnjë hap nëse ata nuk do të na nxisnin nëse edhe nga SHBA. Nëse ata do e shikonin me dyshim do na thoshin ‘stop një herë, se nuk është koha’”, ka thënë  Rama, duke shtuar edhe një tjetër kunj për Albin Kurtin.

 “Vjen njëri që ka fituar zgjedhjet në Kosovë dhe kujton se do shpëtojë botën dhe më thotë mua mos u ngut”, është shprehur Rama.