Lajmest-slider

Rama fyen rëndë Haradinajn

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka reaguar menjëherë kryeministrit të Kosovës, në detyrë, Ramush Haradinaj, lidhur me atë që ky i fundit tha se “Mini-Shengeni e ka vetëm një qëllim, atë për ta hequr taksën”.

Rama tha më herët se Kosova ka gabuar që nuk ka marrë pjesë në takimin e Mini –shengenit, ndërkaq më pas e quajti Haradinaj si njeri gënjeshtar dhe të paditur klasik, në një prononcim për media.

“Unë s’kam përgjegjësi detyruese ndaj autoriteteve të Kosovës dhe kjo iniciativë mbështetet qind për qind nga ShBA dhe ata janë të tmerruar që Kosova ka refuzuar”, shtoi ai.

“Është në gjykimin e autoriteteve të Kosovës se çfarë duajnë të bëjnë, ne do ta mbështetim vazhdimisht Kosovën, ashtu siç mbështetem fillimisht edhe tarifën si instrument”, ka thënë Rama, duke e quajtur Haradinajn gënjeshtar edhe sa i përket çështjes së taksës.