Lajmest-slider

Rama: Faleminderit miq, ne nuk do ta harrojmë kurrë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka falënderuar të gjitha shtete mike të cilat kanë qëndruar në krahë të Shqipërisë pas tërmetit i cili ka lënë të vdekur mbi 50 persona.

“FALEMINDERIT MIQ. Ne nuk do ta harrojmë kurrë”, ka shkruar Rama në llogarinë e vet Facebook.

Rama në shenjë falënderimi ndaj miqve të mërkurën ka organizuar një ceremoni në Pallatin e Brigadave, në të cilën ka ndarë mirënjohje për miqtë e shtetit shqiptar. /GazetaScanner/

Fotografia e Edi Rama