Lajmest-slider

Rama e Cakaj drejt Bratislavës, Shqipëria merr presidencën e OSBE-së

Kryeministri i Shqipërisë ë, Edi Rama dhe ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj do, të udhëtojnë sot drejt kryeqytetit të Sllovenisë, Bratislavës, për marrjen e presidencës së OSBE-së.

Lajmin e bëri të ditur vetë kryeministri në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë për situatën pos-tërmet.

Ndërkohë të shtunën, Rama do të fluturojë drejt Stambollit për të marrë pjesë në konferencën e donatorëve të organizuar nga presidenti turk Recep Tayyip Erdogan.

“Shqipëria merr presidencën e OSBE-së dhe do të kem një ngarkesë plus për të drejtuar OSBE-në. Duhet të shkoj sot në Bratislavë për të marrë detyrën”.

“Dhe, direkt nesër do të shkoj në Stamboll në takimin që e ka organizuar presidenti me investitorë dhe biznesmenë. Besoj se do të kthehem me çadra me vete. Por, duhet menaxhuar sa më mirë kjo logjistikë. Ka vlerë të madhe për të qenë pjesë e gjithë logjistikës sonë në vijim”./ Top Channel/