Sport

Rama befason me Ronaldon dhe Buffonin dy fëmijët që shpëtuan nga tërmeti (Video)

Pas tragjedisë së përjetuar nga tërmeti në Shqipëri, një surprizë e papritur ka ndodhur për Aurelin dhe Alesjon, dy fëmijët të cilët kërcyen nga dritaret e pallatit në tentim për t’iu shpëtuar lëkundjeve të fuqishme të tokës.

Ata sot i befasoi kryeministri shqiptar Edi Rama pasi ua mundësoi takimin me Cristiano Ronaldo dhe Gianluigi Buffon.

”Një surprizë për Aurelin dhe Alesjon, dy fëmijët që fluturuan nga dritaret e pallatit të tragjedisë në Thumanë, e që pasi lanë spitalin duhet të rifillojnë rrugën e jetës, që u’a urojmë të gjatë, me shëndet e gëzime”, ka shkruar Rama në Facebook.

Ronaldo dhe Buffon, u kanë dhuruar fëmijëve nga një fanellë të Juventusit.