Lajme

Rama: BE do miratojë 1.2 miliardë euro për marrëveshjet

Takimi i tretë i liderëve të Ballkanit perëndimorë në Tiranë shërbeu për të avancuar iniciativën e Shengenit Ballkanit.

Kryeministri Edi tha se kjo përpjekje nuk do te mbetet thjesht një dëshirë e shkruar në letër, por edhe do të financohen nga BE.

“Do të përpiqemi që të krijojmë një treg të përbashkët punë që nënkupton krahasimisht një nivel më të lartë tërheqje për investuesit e huaj. Kjo nënkupton që kur serbët, maqedonasit do të duan të punojnë në Shqipëri, ne do të duhet të kemi të njëjtat sisteme. Një klimë pozitive për biznesin favorizon tërheqjen e investitorëve të huaj”, tha Vuçiç.

“Në shkurt do të nënshkruajmë memorandiumin e lëvizjes vetëm me karta id. Administratat tatimore të Shqipërisë dhe Maqedonisë pritet të nënshkruajnë një marrëveshje për krijimin e një one stop shop çka do të lehtësonte procedurat për lëvizjen e mallrave. Ne synojmë që shumë shpejt të shkojmë në kalimin e mallrave pa asnjë ndalesë”, tha Zaev.

“Kjo iniciativë është përfshirëse, të gjithë që e shohin të mirën e kësaj iniciative mund të bashkohen me të ose në pjesë të caktuara të saj pse me të gjithë këtë iniciativë. Në qoftë se ne mendojmë se duhet të sjellim ndonjë të mirë për të gjithë të tjerët duhet ti bashkëngjitemi”, tha Gjukanoviç.

Në takimin e tretë të Mini-shengenit Ballkanik, që u mbajt në Tiranë, morën pjesë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, presidenti malazias, Milo Gjukanoviq.

Kosova dhe Bosnje Hercegovina nuk morën pjesë në këtë samit.

Kryeministri Edi Rama e quajti mosmarrjen pjesë të Kosovës si të pakuptimtë dhe se vetëpërjashimi nuk është produktiv.

Presidenti Vuçiç nuk e përmendi fjalën Kosovë për asnjë moment, megjithatë deklarimi i tij lidhej indirekt me Prishtinën.

“U zemërova me mikun tonë Edi se gjithë kohës duket sikur mbrohet? Pse të mbrohemi nga ata që duan të na çojnë mbrapa në shekullin e 16-17? që duan të na shohin sërish të luftojmë me njëri-tjetrin? Mendoj se më e rëndësishme është ajo që mendojnë qytetarët. Ç’të keqe ka që Serbia do të jetë në gjendje të ofrojë ndihmën e vet, që do të ofrojmë një shtëpi për të qenë për 100 familje shqiptare, do të ushqejmë shumë familje shqiptare, serbe, maqedonase duke krijuar vende pune, përse të kemi turp për këtë?

Por, shikoni rritjen e këtyre vendeve mbas 3 viteve, krahasojini me disa të tjerë, sepse duke krijuar një mjedis të tillë, duhen vite, vetëm atëherë do të shikohen rezultatet e mundshme. Jo nuk dua të poshtëroj as veten time, as popullit tonë. Unë popullit i them që po e bëjmë punën tonë dhe ata ta vlerësojnë. Le të bëjmë ato që varen nga ne. Mënyra si ne organizojmë rajonin tonë, varet nga ne dhe jo nga fuqitë e mëdha”, tha Vuçiç.

Shkurti 2020 do t’i gjejë 4 nga 6 liderët e Ballkanit perëndimor, po prapë bashkë në samitin e Beogradit. (TCh)