Lajme

Raka, zëvendësi i ‘ministrit të përkohshëm’ Aliu shan opozitën e krenohet me moscertifikimin e Listës Serbe

By GAZETA SCANNER

December 23, 2024

Zëvendës ministri i Infrastrukturës dhe kandidati për deputet nga VV, Jeton Raka, ka akuzuar Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Partinë Demokratike të Kosovës se “nuk morën pjesë në votim…kundër çertifikimit të terroristëve”. Kjo pasi përfaqësuesit e tyre ua kujtuan se as MPB e MPJD nuk kishin vërejtje për këtë parti dhe e kaluan filtrin me sukses për çka edhe abstenuan.

 

Raka shkoi aq larg sa të përqeshte e akuzonte partitë opozitare që nuk guxuan të votojnë për moscertifikimin e Listës Serbe terroriste duke e quajtur terrroriste partinë e serbëve.

Arsyetimi i përfaqësuesve të VV në KQZ për moscertifikim ishin parullat nacionaliste serbe të kreut të Listës Serbe, Zlatan Elek, që u theksuan nga Sami Kurteshi, që e përmendi se ai po brohoriste “rrnoftë Serbia” jo “rrnoftë Kosova”.

.