Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi, ka ftuar qytetarët të votojnë, raporton EO.
Këto komente ai i bëri pasi ka vizituar qendrën e votimit në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicën e veriut.
“Sot si përfaqësues i KQZ-së se bashku me anëtarët tjerë erdhëm me pa qendrat e votimit. Procesi është duke shkuar në rregull, nuk ka ndonjë problem, ftoj qytetarët e katër komunave të dalin në zgjedhje dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre për votë”.
“Ne si KQZ kemi ndërmarrë të gjitha masat që procesi të shkojë në rregull. Siguria është në nivel.”, tha ai para mediave.