Lajme

Raci bën zëdhënësin e Qeverisë Kurti: S’i mjaftojnë statuset, realizon edhe video për veprimet e ekzekutivit në veri

By GAZETA SCANNER 1

August 30, 2024

Gazmir Raci, i cili njihet si analist i taborrit qeveritar, ka vazhduar përkrahjen ndaj Qeverisë Kurti.

Gjatë ditës se sotme ai disa herë ka bërë rolin e zëdhënësit të Qeverisë Kurti.

Në këtë mënyrë, ai duket se e ka kompleksuar edhe zëdhënësin e vërtetët të Qeverisë Kurti, Përparim Kryeziu.

Në statuset e tij në Facebook, ai ka numëruar veprimet e Qeverisë Kurti, duke i vlerësuar se shumë të suksesshme.

“Tabelat 🇽🇰 ✅ Rryma ✅ Posta e Kosovës ✅ Telekomi ✅ Kriminelat n’burg ✅ Kamerat e MUP-it ❌ Dinari ❌ Ky është veriu i Kosovës sot!”, ka shkruar Raci.