Sport

Rabiot shihet larg Juventus, dy klube të Premier League interesohen për mesfushorin francez

By GAZETA SCANNER 1

May 27, 2024

Adrien Rabiot ka vendosur të largohet nga Juventusi pas pesë viteve qëndrim në ‘Allianz Stadium’.

Mesfushori francez ka shfaqur një formë të shkëlqyer në vitet e fundit, por kontrata e tij skadon më 30 qershor dhe ai është i vendosur të largohet si lojtar i lirë nga ‘Zonja e Vjetër’.

29-vjeçari këtë sezon ka zhvilluar 31 ndeshje zyrtare në Serie A, ku ka kontribuar me pesë gola dhe ka asistuar në tre të tjerë.

E ardhmja e lojtarit duket se do të jetë në elitën e futbollit anglez , ku dy top klube si Manchester United dhe Newcastle United e kanë bërë prioritet transferimin e tij.

Manchester United e sheh Rabiot si një mundësi për të forcuar mesfushën e tyre pa pasur nevojë të shpenzojë shumë para për transferime. Me cilësinë dhe përvojën e tij, francezi mund të përshtatet shpejt në Premier League dhe të kontribuojë menjëherë në ‘Old Trafford’

Nevoja për një mesfushor qendror dhe mbrojtës cilësor është e qartë për ‘Djajtë e Kuq’ dhe Rabiot do t’i përshtatej në mënyrë të përkryer këtij profili.

Nga ana tjetër, edhe Newcastle United ka shfaqur interesim të madh për lojtarin. Klubi, i mbështetur nga kapacitete të mëdha financiare, është i gatshëm të ofrojë një kontratë tërheqëse për të siguruar shërbimet e Rabiot.

Lojtari francez fiton rreth shtatë milionë euro në Juventus, derisa si Newcastle ashtu edhe Manchester United janë të gatshme t’i ofrojnë kontratë më të mirë financiare.