Adrien Rabiot mbylli pas pesë vitesh aventurën me Juventus, me francezin që nuk u bind nga oferta për të rinovuar kontratën me 7.5 milionë euro në sezon, për tre vitet e ardhshme.
Tashmë, 29-vjeçari ka nisur të shqyrtojë ofertat teksa në ditët e fundit është folur për një interesim nga Real Madrid, Milan apo edhe ish-klubi i tij, PSG, mirëpo së fundmi, në skenë ka dalë një emër i ri.
Bëhet fjalë për “Të Kuqtë” e Liverpool, ku sipas raportimeve më të fundit të mediave britanike ka pasur një takim mes përfaqësuesëve të klubit anglez dhe mamasë së lojtarit që është njëkohësisht edhe agjentja e “yllit” francez.
Deri më tani nuk ka akord, por Liverpool ka bërë të qartë qëllimin për të nënshkruar me mesfushorin dhe tashmë mbetet për t’u parë se cila do të jetë e ardhmja e Rabiot, ndërsa nuk përjashtohet ndonjë surprizë nga Arabia Saudite, por edhe Turqia, me Galatasaray, që kërkon shërbimet e tij.