Lajme

Ra në kontakt me rrymën, vdes 56-vjeçari në Tiranë

By GAZETA SCANNER 1

November 09, 2024

Një 56-vjeçar ka vdekur në spital në Tiranë, pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Ngjarja ka ndodhur sot, ndërsa viktima ishte punonjës Shërbimit Privat të Sigurisë Fizike, raporton Euronews.al.

56-vjeçari ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në një kabinë disa metra larg vendit ku kryente shërbimin.