Analisti Blerim Latifi duke folur për lajmin e RTK-së që sulmoi dy media të Kosovës, tha se deri tani VV ka pasur qasje shpërfillëse ndaj mediave, si p.sh., kryeministri Kurti nuk ka dhënë intervista në media, ndërsa tani ballafaqohen me mediat.
“Ra ky artikull dhe u bë e famshme RTK-ja dhe Slobodna Bosna. Konteksti është si fushatë parazgjedhore, po i afrohemi zgjedhjeve. Kalojnë muajt e verës dhe menjëherë futemi në garën elektorale për zgjedhjet e ardhshme nacionale”, tha Latifi në pressing, transmeton Gazeta Express.
Kjo ka ndiku të ndryshojë diçka në qasjen e partisë në pushtet ndaj mediave, p.sh., e dim se realisht janë katër mënyra se si një pushtet e ndërton raportin e vetë me ato media që e kritikojnë vazhdimisht. Ose i blenë me pare, ose i diskrediton përmes sistemeve të ndryshme të proagandës dhe e bën të pavlefshme kritikën e tyre, ose i shpërfillë, ose ndërton një raport të diskutimin kritik me to. Në rastin e VV-së kryesisht ka qenë rasti i shpërfilljes, ne e dim se kryeministri i Kosovës i shpërfill mediat e nuk i jep intervista”, tha Latifi në Pressing.
Por sipas Latifit, tani në VV kanë parë se “nuk është koha me i shpërfill mediat, por është koha me u ballafaqu me to”.