Lajme

Qytetarja që u godit me makinë, nuk ju mbijetoi plagëve

Emine Veliu – Gjoka nga Korrotica e Poshtme e Drenasit, ka gjetur vdekjen sonte në orët e mbrëmjes, pasi nuk arriti t’ju mbijetojë plagëve nga një përplaje që mori nga një makinë, derisa  po kalonte rrugën.

Scanner ka njoftuat me herët se një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në orët e mbrëmjes në fshatin Korroticë të ulët të Drenasit.

Sipas dëshmitarëve okularë, në këtë askident ka pësuar një kalimtare e rastit, e cila është dërguar me urgjencë t’i jepet ndihma e parë, por që nuk ka arritur t’ju mbijetontë plagëve të marra.

Rastin e kanë konfirmuar familjarët e viktimës./Scanner/