Lajme

Qytetarit i vjedhin traktorin natën, policia nis hetimet

By GAZETA SCANNER 1

November 23, 2023

Policia e Kosovës ka njoftuar se një persona ka raportuar për një vjedhje në Prishtinë.

Ankuesi ka lajmëruar se persona të panjohur i kanë vjedhur traktorin, shkruan Lajmi.net.

Deri më tani nuk është hasur në personat që e kanë vjedhur atë, ndërsa Policia është duke e hetuar rastin.

“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se gjatë natës persona të panjohur i kanë vjedhur traktorin e tij. Rasti është duke u hetuar”, njofton policia.