Avokati Arianit Koci është ankuar për përkthimin në Gjykatën Speciale të Hagës.
Ai ka thënë se përkthyesit nga Shqipëria, nuk e njohin kontekstin kosovar të gjuhës.
“Kam përshtypjen se përkthyesit nuk e njohin kontekstin kosovar, sepse mendoj se janë nga Shqipëria. Nuk e dinë kontekstin e përkthimit të fjalës “ka vdek prej deke””, tha Koci.
Gjyqtari ia ndaloi fjalën duke thënë se nuk është kompetencë e tij.