Lajme

Quni: Për situatën e sigurisë duhet të flasin më shumë institucionet përgjegjëse

By GAZETA SCANNER 1

July 05, 2024

Deputeti i PDK-së, Anton Çuni, ka kritikuar kryeministri Albin Kurti dhe qeveritarët tjerë që po flasin vazhdimisht për çështjen e sigurisë në vend.

Ai ka thënë se për këtë çështje duhet të flasin institucionet e sigurisë dhe jo politikanët.

“Për situatën e sigurisë nacionale duhet të flasin më shumë institucionet përgjegjëse e më pak politikanët. Duhet të tejkalohet kjo logjikë ballkanike e shekullit të kaluar që prodhon kriza për të mbetur në pushtet”, ka thënë deputeti i LDK-së, raporton Express.